Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga rikonstruksioni i bibliotekës së Lushnjes.
Rama shprehet se pas transformimit të bibliotekës, të rinjtë kanë tashmë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre, dhe për të kaluar kohë cilësore në mjedise moderne e dinjitoze.
Kryebashkiakja Sefa tha se, “falë kësaj ndërhyrje do të kemi një bibliotekë me pamje moderne, pasi duam të afrojmë sa më shumë të rinj”.
Rikonstruksioni i bibliotekës,e konceptuar edhe si hapësirë multifunkisonale, ku të rinjtë angazhohen në trajnime dhe bashkëbisedime të ndryshme, u mundësua me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë”.
Pjesë e bibliotekës do të jetë edhe një kënd i teknologjisë së informacionit ku të rinjtë mund të lexojnë edhe libra online.
/a.r