SPECIALE JAVANEWS/ Nëse do të tentosh të gjesh shumën e saktë të sasisë së sekuestruar të floririt dhe pasurisë totale nga qeveria komuniste kundrejt familjeve të pasura shqiptare, shumë shpejt do të kuptosh se ke të bësh me një “mision të pamundur”. Vetë periudha në të cilën u hartua ligji për tatimin e jashtëzakonshëm, koha dhe mënyra e zbatimit të tij përjashtojnë çdo mundësi për të arritur tek shifra e saktë e floririt të sekuestruar. Kjo, pasi në proces-verbalet e asaj kohe mbizotëronte tendenca për të shënuar gjithnjë e më pak shumën e floririt të sekuestruar realisht. Madje edhe dokumentacioni në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në lidhje me këte çështje ështe i copëzuar dhe jo i plotë. Por edhe tentativat e mëvonshme, pas regjimit komunist, për të verifikuar vlerën e kësaj pasurie, si në rastin e ngritjes së Komisionit Parlamentar në lidhje me këtë çështje në vitin 1991, nuk mund ta zbardhin saktesisht atë. Prandaj edhe sot ekziston një hendek i madh midis pretendimeve të familjeve të goditura nga Ligji “Për tatimin e jashtëzakonshëm” dhe autoriteteve aktuale shteterore. Kjo mund të cilësohet edhe një prej arsyeve që pengon fillimin e procesit të kompensimit të pasurisë se qindra familjeve shqiptare, që iu sekuestrua pasuria dhe floriri nga regjimi i atëhershëm komunist.
Procesi i sekuestrimit të floririt
Procesi i sekuestrimit nisi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas ardhjes në pushtet të qeverise komuniste. Nga kjo e fundit u hartua Ligji “Për tatimin e jashtëzakonshëm”. Ky ligj, i cili synonte shkatërrimin financiar të shumë familjeve borgjeze shqiptare, nënkuptonte sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të floririt dhe të pasurive të familjeve në fjale, të cilat konsideroheshin edhe si armike të popullit. Momenti me negativ i këtij procesi ishte se perveç se u sekuestrohej pasuria familjeve të pasura, në proces-verbale shënohej një shumë disa herë më e vogël e pasurisë së sekuestruar realisht. Përfaqësuesit e këtyre familjeve u vendosën nën kërcenimin e forcës, torturës dhe burgosjes për zbatimin e këtij ligji. Si rezultat, qindra familje të pasura u detyruan që t’u dorezonin sasi marramëndese prej floriri autoriteteve shtetërore të asaj kohe.
Roli i Ministrisë së Brendëshme
Në Ministrin e Punëve të Brendshme ishte ngritur një degë e posaçme që merrej me arin. Pas sekuestrimit të arit në një rreth të caktuar prane kesaj dege sillej nje procesverbal i posaçëm, përveç dy të tjerave që shkonin në bankë dhe degën lokale të Punëve të Brendshme. Procesi i sekuestrimit ishte masiv në te gjithë Shqipërinë. Por barra më e rëndë në këtë proces rëndoi mbi familjet tregtare të qyteteve kryesore teë vendit. Vala e sekuestrimeve duket se nuk kurseu as atë pjese të popullsisë që nuk prekej nga i ashtuquajturi “tatim i jashtëzakonshem”. Per ta bërë më të kompletuar këtë proces, qeveria e asaj kohe hartoi edhe Ligjin “Për Konfiskimin e Pasurive Private”, i cili do të mbulonte vakuumet e zbatimit të Ligjit “Për tatimin e jashtezakonshem”. Në bazë të këtij ligji, komitetet ekzekutive fitonin te drejtën, që me anë të nje vendimi të benin sekuestrimin e çfarëdolloj pasurie. Në këtë mënyrë, shumë pasuri të tundshme apo te patundshme si objekte, toka bujqesore, troje, gjë e gjalle, mall bujqësor apo industrial etj., u sekuestruan. Deri në fund të vitit 1948 u zbuluan rreth 43 816 682 monedha ari, pa përmendur shufrat e stolitë e florinjta.
Sekuestrimet më të mëdha të floririt
Ndër sekuestrimet më te mëdha mund të veçohen ato te vëllezërve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durresi, të cileve u janë marre 45 mije napolona flori. Aristidh Lekes nga Durresi i janë marre 45 mijë napolona floriri dhe disa kuintale të tjere ar dhe stoli. Aristidh Leka dorezoi 432 kg flori, ndërsa në arkivin e Ministrise se Puneve te Brendshme, atë te Shtetit dhe atë te Thesarit shënohet përafërsisht shifra e 17 kg. Pepe Levit dhe Refael Jaksellit nga Vlora u jane sekuestruar 42 milione franga ari, duke paguar rreth 100 mijë napolona. Levit, pas daljes nga burgu, iu moren edhe 38 kg flori. Alfons Dovanes nga Durrësi i janë marre 516 kg ar, ndërsa në arkiva ështe regjistruar 58 kg. Abdulla Kazazit nga Elbasani i janë marre 42 kg ar, ndërsa ne arkiva është regjistruar shifra 12-14 kg. Ibrahim Velences nga Elbasani i janë marre 39 kg ar, ndërsa ne arkiva jane regjistruar vetem 0.3 kg. Mihal Dilos nga Gjirokastra i jane rrembyer 100 kg ar, ndërsa në arkiva eshte regjistruar vetëm 0.013 kg. Nder tregtaret e tjerë që u është marrë sasi e madhe floriri dhe që nuk u eshte regjistruar asgje, eshte edhe Harallamb Papa, me 258 kg ar.
Komisioni parlamentar
Tentativa e parë për vleresimin e pasurive te sekuestruara te familjeve shqiptare nga sistemi komunist ndodhi në fund të vitit 1991, periudhë ne të cilën Shqiperia sapo e kishte përmbysur këtë regjim. Në këtë vit, me nisëm të Partis Demokratike, u krijua nje komision i përkohshëm parlamentar, i cili synonte qe te verifikonte pasurite e Thesarit te Shtetit ne periudhen 1938-1990 dhe pasurine e sekuestruar nga regjimi komunist në dëm të familjeve të pasura shqiptare. Ky komision drejtohej nga deputeti i PD-se, Blerim Çela, i cili gjatë raportimit në Parlament, pas punimeve të këtij komisioni, gjithsesi nuk dha një shifër të sakte te pasurive te sekuestruara. “Ne dokumentet e Ministrise se Puneve te Brendshme pohohet me shkrim se jane sekuestruar 43 816 682 monedha te arta, pa futur shufrat dhe bizhute e arta. Vetem ato bejne 283 tone flori”, – deklaroi Çela. Gjithsesi, ajo qe dihet eshte se 25 vjet pas përfundimit të punimeve të ketij komisioni dhe 70 vjet pas nisjes se procesit te sekuestrimeve, asnjë prej familjeve te pasura shqiptare nuk eshte kompensuar dhe nuk i është kthyer ende nga shteti shqiptar sasia e floririt të marrë nga regjimi komunist me ane te Ligjit “Per tatimin e jashtezakonshem”.
Si u emetua franga e arit
Ne fillimet e stabilitetit te shtetit shqiptar, me 6 maj 1920, Keshilli i Ministrave vendosi per here te pare nxjerrjen e monedhes shqiptare ne bazen e frangut te arit. Ne vitet 1922-1925, ne Shqiperi kishte ne qarkullim e ne thesar nje sasi prej 100 milione frangash ari. Shifra e mesiperme ka si minimum te saj nje sasi prej 320 tonesh ar. Ne vitin 1926 u vune ne qarkullim monedhat metalike me vlere 100 franga ar dhe nje vit me pas ajo me vlere prej 20 frangash ari. Ne vitet 1935 dhe 1937 pati nje hedhje ne qarkullim te mbi 1,5 milione monedhash, qe ne shumice perbeheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronzi.
Pjesa e parë
(javanews.al) Me. Ar