Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar ndaj sulmeve që kreu i Rithemelimit, Sali Berisha bëri në drejtim të deputetit gjerman z.Gunther Krichbaum.Sipas Pampurit të sulmosh z. Krichbaum me të njëjtin stil të Ramës, për halle personale, nuk i shërben as opozitarizimit, as Shqipërisë, por vetëm vetes.
Reagimi i nënkryetares së PD, Orjola Pampuri
Solidarizohem me Z.Gunther Krichbaum, përballë sulmeve të padrejta që ranë mbi të, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Nuk është hera e parë që z.Krichbaum vendoset në shinjestër të politikanëve shqiptarë, pasi me ashpërsi është sulmuar më parë nga Edi Rama, kur përfaqësuesi i nderuar i CDU, simotra e PD, ngriti me guxim gishtin kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë Rama.
Të sulmosh z. Krichbaum me të njëjtin stil të Ramës, për halle personale, nuk i shërben as opozitarizimit, as Shqipërisë, por vetëm vetes.
Kjo nuk është kultura politike per qytetarët, dhe menyra për t’i dhënë një hov pavarësisë së pushtetit të tretë, siç është drejtësia, për të cilën shqiptarët kanë kaq shumë nevojë.
Shqipëria do të jetë më e mirë kur politikanët të mësojnë të heshtin në momentin që flet drejtësia./m.j