Ai tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati xhelozie, por kur kuptoi se ajo nuk merrte më frymë, kërkoi ndihmë.
Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është jashtë rrezikut për jetën por nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, raportojnë mediat italiane.
Gjithçka ka nisur kur 42-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe nën grahmat e xhelozisë, ai i është sulur asaj.
Në tentativën për të shpëtuar nga tërbimi i të shoqit, bashkëshortja është mbyllur në dhomën e gjumit por ai ka thyer derën i tërbuar dhe ka tentuar ta mbyste me duar.
Viktima ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i frikësuar tashmë kishte kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor, pa marrë parasysh peshën e veprimit të tij.
Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit.
Hetuesit, pasi kanë konstatuar situatën, nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të arrestojnë bashkëshortin.