Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Ibsen Elezi thotë se përballja e Sali Berishës me drejtësinë, do të bënte ish-kryeministrin një politikan të madh. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Elezi u shpreh se Berisha e ka kërkuar heqjen e imunitetit për deputetët, ndërsa tani po përdor këtë mburojë, për të mos u përballur me drejtësinë.
“Zoti Berisha ka kërkuar heqjen imunitetit, të mburojës që një deputet ka. Këtë e ka kërkuar me ngulm. Por tani që i ndodh rasti nën lëkurën e tij, e kundërshton. Berisha duhet të përballet me drejtësinë. Sepse ai e ka kërkuar në parim këtë.
Përballja me drejtësinë do ta bënte Berishën, një politikan të vërtetë, një politikan të madh. Berisha nuk mund të fshihet pas procedurave. Kur ai shprehet se është i aftë për beteja të mëdha, këto beteja që atij i duken të vogla, nuk duhet t’i bëjë bisht”, u shpreh Elezi./m.j