Në dosjen e SPAK ka një element të rëndësishëm të hetimit, ku tregon se nuk janë vetëm institucionet shqiptare që kanë dyshuar për të ardhurat e rritura në mënyrë të beftë të Jamarbër Malltezit, por edhe ato gjermane.
Kjo ka dalë si pasojë e kërkesës së vajzës së Argita Berishës, Desarës për të vlerë një apartament në Gjermani. Ndërkohë, ku në dosje se “Supermbesa” jeton në Roterdam. Në kompjuterin e sekuestruar nga SPAK tek studio Pustina është gjetur një dokument, në të cilin jepet një shpjegim sesi duhet tu përgjigjet supermbesa autoriteteve gjermane në lidhje me origjinën e parave të babait të tij, për të cilët ata dyshojnë.
Pikërisht në këtë fjali është bërë një koment nga një person i tretë, që dyshohet se është shtetasja Andia Pustina, ku thekson se në programin e llogarisë është shuma prej 45, 128,92 euro, depozituar në Procredit Bank depozituar më datë 24.12,2012.
Siç mund të shikohet në dokument, sasia e shumës është lënë bosh dhe është bërë sërish një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, me këtë përmbajtje: “Investimi fillestar është bërë nga Kontakti me vlerën 312.603 euro dhe Fatmir Bektashi në vlerën 255.450 euro.
Investimi kapital i projektit është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet e investimit janë deklaruar në organet tatimore. Kompaia i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin”.
Për këtë pjesë është bërë një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina si vijon: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë euro.
Përsa i përket kontrolleve të organet tatimore dhe DPPP-ja, nga sekuestrimi i dokumenteve pranë studios Pustina dhe marrjen e provave material inga laptopi HP janë konstatuar raporte si vijon:
Raport kontrolli i tatimeve i datës29.04.2016 nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në prani të administratorit të Homeplan shpk Fatmir Bektashi, Raporti i këtij kontrolli thekson se kompania është në përputhje të plotë me ligjin.
Megjithatë sipas një tabele: “Pagesa në cash nga Homeplan”, të sekuestruar nga studio Pustina, konstatohet më datë 20-04.2016 një pagesë me përshkrimin: “KP kontroll tat”(që gjatë hetimit rezulton si kontribut patriotik) në shumën 14 mijë euro, që ngre dyshimin për rezultatet reale të saktësisë së raportit të tatimeve. Gjithashtu Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka mbajtur një raport Akt-Inspektimi të datës 13.09.2019, i mbajtur për periudhën 01.09.2017-31.08.2019 në prani të shtetasit Fatmir Bektashi dhe Aida Zisi, ku përfundimet janë përgjithësisht pozitive.
Duke ju eikthyer letrës që dyshohet se është bërë nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi, në pjesën përshkruese të materialit kërkohet: “Ne do të donim të merrnin një përgjigje të gjerë dhe të plotë, duke përfshirë provat themelore që tregojnë sesi babai juaj ishte në gjendje të ndërtonte kapitalin përpara se të bëhej aksioner në Homeplan dhe të ishte në gjendje të merrte një pjesë në një projekt me vlerë 20 milionë euro”.
Në përgjigje të kësaj pyetje është rikonfirmuar fakti se ndërtimi ka nisur në muajin prill të vitit 2010 dhe investimi fillestar është kryer nga shtetasi Fatmir Bektashi në vlerën 255 mijë euro. Gjithashtu përmend se shtetasi Fatmir Bektashi është administrator i kompanisë nënkontraktore që bën punime që ka mbuluar punimet duke transferuar shumën 312 mijë euro, për marrjen e lejessë ndërtimit dhe pagesën e taksave në bashki.
Në këtë letër janë përmendur gjithashtu dy kredi: njëra e vitit 2013 nga Union Bank me vlerë 1 milionë euro marrë nga kompania Homeplan dhe tjetra e marrë nga kompania Kontakt në vitin 2014 me vlerë 300 mijë euro.
Nga hetimi rezulton se të dyja kreti janë marrë nga Homeplan dhe Kontakt me ortak shtetasin Fatmir Bektashi, i cili rezuton në cilësinë e dorëzanësit.
Në letrën e cituar përmendet dhe nëna e personit që bën letrën shtetësja, pra shtetësja Argita Malltezi ka bërë deklarimin në ILKDPKI.
Në fakt nga hetimi rezulton se shtetësja Argita Malltezi, megjithëse deklaron të ardhura nga burime të ndryshme, nuk rezulton të ardhura nga dividentët. Gjithashtu kjo shtetëse asnjëherë nuk deklaron shpenzime të të ardhurave, me qëllim investimin në shoqëritë tregtare apo investime të bashkëshortit, në kuadër të këtyre ndërtimeve.
Pyetja tjetër për të cilën kërkohet përgjigje në këtë material është: “Ne do të donim të kishim më shumë evidence se dhurata është marrë në mënyrë eksplicite nga pjesmarrja që babai juaj ka në kompani të tilla si Homeplan në Shqipëri.
Pas kësaj pyetje është shënimi shqip: “Shpjego që hape llogarinë në Union Bank dhe aty shkojnë vetëm buisnies relatet income. Duhet të bësh attach bilancet dhe transfertat nga Homeplan në bankë.
Nga hetimet, llogaria në Union Bank ka rezultuar se është përdorur për kalimet e fondeve/ dividentit.
Në vijim të kësaj përgjigje është paraqitur dividenti që ka shpërndarë shoqëria Homeplan për periudhën 2015-2022 ku pjesa takuese e shtetasit Jamarbër Malltezi sipas kësaj letre është 2,620,830 euro dhe për vitin 2021 dividenti që është transferuar nga Homeplan te shtetasi Jamarbër Malltezi është 1, 581.815 euro.
Pyetja tjetër që shtrohet në këtë material është: “Ne do të donim të denim më shumë se nga erdhën 42.000.00 euro nga një llogari gjermane e babait tuaj”, në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore ai vendosi të transferonte shumën e mbetur prej 42 000 euro nga llogaria gjermane”.
Në ndërthurje me të dhënat nga rezultatet e hetimit rezulton se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Ky fakt konfirmohet nga nxjerrja e llogarisë(jepet numri shën red), ku janë pasqyruar katër transferta me vlerën 80 mijë euro secila, për periudhën 08-09.2021-14.09.2021 me përshkrimin: Kalim vajzës për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.
Pyetja e fundit që kërkon përgjigje në këtë material është: si i shpjegoni mospërputhjet e pjesëmarrjes së babait tuaj në shoqërinë Homeplan, duke qenë se ai rezulton i përfshirë në kompani që nga viti 2014 dhe jo nga viti 2018.
Përgjigja që përgatitet të jepet është “Deri në vitin 2020, kur ligji nr 2.11.2020 hyri në fuqi, nuk kushtëzohej transferimi i aksioneve me deklarimin e tyre. Siç shpjegohet më lart babai im ka bërë të gjitha deklaratat ligjore të deklarueshme kur dhe siç e kërkon ligji, por ka shmangur çdo publiçitet për të mos demtuar politikisht projektin. Kompania Homeplan ka bërë të gjitha deklarimet tatimore në përputhje me ligjin. Kompania Homeplan filloi shpërndarjen e dividentit në vitin 2015 pasi kompania ishte e qëndrueshme dhe kishte likuiditet monetar të mjaftueshëm për të mbuluar punën në vazhdim. Për dividentin e shpërndarë ishte paguar tatami në burim. Në momentin kur kompania ka shpërndarë dividentë babai im ka regjistruar pjesëmarrjen dhe ka bërë deklarimet përkatëse në organet tatimore.
Në fund të kësaj përgjigje konstatohet se edhe përpiluesi është i paqartë se ka lënë shënimin: “Ku hyn dhe për çfarë viti 2014???????
Pra shpjegimet që kanë dashur të japin më sipër nuk përputhem me ato që kanë ardhur gjatë hetimit. Pasi shtetasi Jamarbër Malltezi të paktën publikisht shfaqet si aksioner në dhjetor të vitit 2018 kur ligji i sipërcituar nuk ishte miratuar ende.
Përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi
Në pjesën e fundit të tabelës me emërtimin Jamarbër Malltezi pagesa për divident 2011-2022, sekuestruar pranë studios Pustina, paraqiten në mënyrë të përmbledhur përfitimet e shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerë monetare dhe në natyrë si vijon:
Në tabelën e parë përmbledhëse jepen vlerat monetare së bashku me disa shënime duke e çuar shumën totale në 4 258 785 euro ose 534 896 451 lekë.
Po ashtu në tabelë reflektohen përfitimet monetare që i janë dhënë shtetasit Jamarbër Malltezi 2011,2012 dhe 2015 janë llogaritur në dividentin e kompanisë Homeplan që ka shpërndarë në 2017. Gjithashtu është shtuar me shkrim dore edhe vlera cash 90 000 euro.
Në tabelën e dytë përmbledhëse reflektohet detyrimi që kompania Homeplan i ka shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerën 44,126,7 euro, korigjuar më pas me shkrim dore 45 198 euro që siç është shpjeguar më herët në relacion, është vlera që shtetasi Jamarbër Malltezi i ka dhënë hua shoqërisë në vitin 2012./TemA