Mirela Dvorani ka dëshmuar sot në procesin e zhvilluar ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec. Ajo ka treguar se në atë ngjarje ka humbur bashkëshortin pas shpërthimit të ndodhur në Gërdec, duke thënë se ishte i punësuar si ekonomist atje.
Gjithashtu ajo ka rrëfyer se ai kishte shprehur shqetësim për kushtet dhe sigurinë në punë, pasi thekson se punohej në kushte primitive.
Mirela Dvorani: Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurin teknike pasi aty punohej në kushte primitive kete shqëtësim ma kishte shprehur vet. Mbrojta ska pyetje.
Veiz Muca: kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punëntë ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tëk kembsoria. Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008. Në pune me ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka dhojegu cdo gjë aty mëdova se bëhej demontimi i fishekëve.
Delijorxhin nuk e njoh e kam parë por ai ska pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadjer dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me dritanin. Pasi i thashë qe puntorët nuk jane te kujdesshëm ai me shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadjer. Aty vinin të gjitha llojët e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pasisje tjera skishte.
Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë. Ditën e ngjarjed iku Dritani përoara dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brënda. Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti trasportohej me karroca.
Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Delu e kishte shpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu ountorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë di kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat bga dy tre në ditë që dëmtoheshin.
Dua të them dicka “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më”./m.j