Një fabrikë mobilierie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier, ku katër zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe mbi 50 punëtorë po mundohen të nxjerrin nga flakët materialet e paprekura.
Mwsohets e, fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.
Katër mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.
Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të pa përfshira nga flakët bazën materiale.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.
/f.s