Deputetja britanike Alicia Kearns, një nga zërat më të fortë në parlamentin britanik për cështjen e Kosovës, ka udhëtuar drejt zvecanit ku ka takuar personalisht familjen e Afrim Bunjakut, efektivit të policisë së Kosovës që u vra nga paramilitarët serb në sulmin e 24 shtatorit.
Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka ndarë një foto me familjen Bunjakut, duke kërkuar që Milan Radojçiç dhe Beogradi zyrtar të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë.
“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit”, tha Kearns.
Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata e meritojnë drejtësinë.
Edhe më herët, deputetja Alicia Kearns u ka kërkuar disa herë ndërkombëtarëve të marrin masa ndaj Serbisë, duke kritikuar gjithashtu qasjen me tolerante të perëndimit ndaj Beogradit zyrtar.
/f.s