Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e cilëson një lajm jashtëzakonisht pozitiv daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave. Sipas Sejkos, ky është një lajm i mirë jo vetëm për sistemin financiar bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare, pasi sipas tij, do të pasqyrohet jo vetëm në klimën e biznesit, por edhe në aftësinë e sistemit financiar për të mbështetur me investime dhe financime biznesin.
“Shpreh kënaqësinë time për lajmin shumë të mirë që sapo morëm për daljen e Shqipërisë nga lista gri, për të ritheksuar gjithashtu në emër të Bankës së Shqipërisë, punën e madhe të bërë në këtë drejtim nga të gjitha institucione rregullatore, ligjzbatuese. Ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv, lidhur me vijimin e ecurisë së mirë të sistemit financiar, bankar, por edhe të gjithë ekonomisë shqiptare, pasi do të pasqyrohet jo vetëm në klimën e biznesit, por edhe në aftësinë e sistemit financiar për të mbështetur me investime dhe financime bizneset e vogla, të mëdha dhe të mesme. Ne do të vazhdojmë punën në monitorimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të institucioneve që janë nën përgjegjësinë tonë për të mbajtur të garantuar sigurinë, luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave”.
/f.s