Studentët e Mjekësisë bllokojnë derën e rektorit Arben Gjata.
Pasi ka përfunduar afati i vendosur prej tyre ku kërkojnë mosfirmosjen e kontratës pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, të rinjtë e kanë zhvilluar protestën në ambientet e brendshme të rektoratit.
Ata kane bllokuar derën e rektorit me karrige e pankarta duke kërkuar reagim dhe zgjidhje.
Ndërkohë nga Rektorati u vendos që të hënën e 30 tetorit, në orën 8.30 do të takohet me një grup studentësh.
Nëse këta të fundit marrin nga rektori përgjigje pozitive për të mos firmosur kontratën deri në vendimin e Gjykatës, studentët do të hyjnë në mësim. Në të kundërt do të vijojnë bojkotin.
/a.r