Një shtetas u arrestua nga policia pas një kontrolli që autoritetet ushtruan në makinën e tij e ku iu gjet drogë e para.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan Ariel Rraja 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.
22-vjeçari Ariel Rraja, sipas Klan News është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ai është djali i Flamur Rrajës, aktualisht në kërkim, pasi akuzohet se u përfshi në sherrin me kushërinjtë Maja në Korrik të këtij viti në zonën e Fushë Krujës.
/a.r