Kryeministri Edi Rama darkon sonte në Gjirokastër në përfundim të inspektimeve të tij në bregdet.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka publikuar një foto teksa në kafe me Ramën është kryebashkiaku aktual Flamur Golemi dhe ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime.
“1 KM, 2 Flamurë edhe unë ku tjetër, përveçse në Gjiro”, shkruan Kumbaro.
Siç shihet në foto, në tavolinë ka ullinj dhe gota me raki.
Rama do të inspektojë nesër disa kantiere në Gjirokastër.
/a.r