Flamur Noka, deputet nga radhët e Rithemelimit, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme në lidhje me lënien në fuqi të masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën nuk do të njihet.
Sipas Nokës, çdo njoftim që vjen në shkelje të Kushtetutës nuk do të njihet.
“Do hetoj programin politik të një force politike?! Çdo njoftim që vjen në shkelje të Kushtetutës nuk njihet.
Nuk do të njihet as vendimi i sotëm. Berisha nuk do të paraqitet”- tha Noka./m.j