Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimin me udhëheqësit evropianë pasi ka mbërritur në Bruksel ditën e sotme.
Kurti u takua sot me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ndërsa me të njëtët liderë u takua dhe Vuçiç.
Nuk ka pasur deklarata për media pas takimit.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë në vazhdimësi të procesit që filloi fundjavën e kaluar, diplomatët nga Europa dhe të dërguarit perëndimorë vizituan Prishtinën dhe Beogradin.
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve tha negociatat do jenë të hapura me vendet dhe nuk do ketë një ofertë të tipit “merre ose lëre”.
/f.s