Pas sukseseve radhazi të kuqezinjve me 5 fitore dhe një barazim, vlerat e tyre janë rritur ndjeshëm edhe në merkato. Rritjen më të madhe gjatë muajit të fundit e pari Ernest Muçi.
Sipas Transfermarkt, faqja e specializuar që raporton çmimet e kartonëve të futbollistëve, sulmuesi i Legias së Varshavës vlen dyfish. Në muajin qershor ai kushtonte 2.5 milionë euro, ndërsa tani kartoni i tij ka shkuar mbi 5 milionë. Muçi bëhet futbollisti i tretë më i shtrenjtë në kampionatin polak.
Rritje të madhe patën edhe dy futbollistët e grumbulluar për herë të parë në muajin shtator, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku. Sulmuesi që aktivizohet në radhët e Antwerp në Belgjikë, pasi debutoi në Pragë ndaj Çekisë dhe shënoi edhe në Champions, nga 2.5 milionë euro, vlera e tij shkon në 4 milionë euro.
Ndërsa Daku vlente 800 mijë euro në qershor, ndërsa pas golit ndaj Polonisë dhe paraqitjeve me Kombëtaren, kartoni i tij ka shkuar në 1.5 milionë euro. Po ashtu, edhe sulmuesi tjetër Taulant Seferi ka pësuar rritje të madhe në treg, teksa nga 1 milion euro, sot vlera e tij është 2.5 milionë.
Me 1 milion euro rritje është rritur edhe kartoni i Ylber Ramadanit, për të cilin ka ndikur shumë edhe të qënit titullar fiks në radhët e Lecce-s, sot ai vlen 1.8 milionë euro. Nuk mund të mungonte Jasir Asani, i cili me perlat e fundit të shënuar për kuqezinjtë vlen tani 1.1 milionë euro nga 700 që ishte. Vlera totale e Kombëtares në muajin tetor shkoi në 110 milionë euro, ku Broja vijon të jetë më i kushtueshmi me rreth 30 milionë euro.
/f.s