Bujqësia mbetet sektori që regjistron numrin më të lartë të të punësuarve dhe qe po tërheq gjithnjë e më shumë interesin edhe të grup moshës së të rinjve që duan të merren me aktivitet rural.
Instituti i Statistikave, publikoi të enjten rezultatet e anketës tremujore të forcave të punës, për 3-mujorin e IV 2015, ku vlerësoi se 38.7% e të punësuarve në shkallë kombëtare merren me bujqësi.
Sipas INSTAT, në rritje është edhe treguesi i kontributit në punësim në industrinë përpunuese, të shërbimeve dhe ndërtimit.
Sipas të dhënave të anketës tremujore të forcave të punës, për 3-mujorin e IV 2015, numri i të vetëpunësuarëve në rang vendi përbën 32,6 % të të punësuarve në tërësi, ndërsa punëtorët pa pagesë të familjes përbëjnë 25.6 % të punësimit total.