Palestinezët në Gaza po varrosin të vdekurit e paidentifikuar në varre masive me një numër në vend të emrit, shprehen banorët.
Ndërkohë sipas asaj që raporton Sky News kjo ka detyruar disa familje të vendosin byzylykë me shpresën për të gjetur të dashurit e tyre nëse ata vriten.
Ali el Daba, 40 vjeç, tha se kishte parë trupa të copëtuar nga bombardimet dhe të mbetura të panjohura, kështu që familja e tij tani mban byzylykë.
Ai gjithashtu ka vendosur të ndajë familjen e tij për të parandaluar që të gjithë të vdesin në një goditje të vetme.
Gruaja e tij Lina, 42 vjeç, mbajti dy nga djemtë dhe dy vajzat e tyre në qytetin e Gazës në veri dhe ai u zhvendos në Khan Younis në jug me tre fëmijë të tjerë.
Z. El-Daba tha se po përgatitej për më të keqen dhe se ka blerë byzylykë me fije blu për familjen e tij dhe i ka lidhur rreth të dy kyçet e dorës.
“Nëse ndodh diçka,” tha ai, “në këtë mënyrë unë do t’i njoh ata.”/m.j