Një autobuz dhe një automjet u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Gostimë-Cërrik.
Si pasojë e këtij aksidenti rrugor kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, pesë prej të cilëve anë pasagjerë të autobuzit.
Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pasi kanë marrë shërbimin mjekësor janë nisur drejt banesave të tyre.
Ndërsa mësohet sipas uniformave blu, se kanë nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.
Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j