Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e Sali Berishës kanë vendosur të braktisin seancën ditën e sotme, e cila po vijon, me një avokat të caktuar nga shteti, duke treguar se jane ne gjurmet e ‘ustait’, qe nuk shkel ne gjykate.
Gjokutaj tha se u kërkua që të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese vendimi për caktimin e kufizimeve ndaj Sali Berishës, por edhe kjo nuk është pranuar.
Duke qenë se kërkesat e tyre u rrëzua, avokatët e Berishës kanë braktisur mbledhjen. Ndërkohë që sipas Gjokutajt, GJKKO do të vijojë seancën me avokat të caktuar kryesisht.
Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha:
Ne u paraqitëm sot në seancë, siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqares dhe sot kemi bërë kërkesë që të na japin dhe procerverbalin audio dhe gjyqësor si pjesë të provave për të kompletuar praktikën dhe depozitimin e kërkesës në sekretarinë gjyqësore.
Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve që Gjykata pretendon se e ka vendosur dje, dhe pa u njohur me aktet merr vendim që të vazhdojë seancën. Kemi kërkuar që Gjykata të marrë iniciativën dhe të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mosdërgimin e kërkesës përcaktimit masës së sigurisë, dhe masat që janë marrë.
Gjykata mori vendim për ta rrëzuar këtë kërkesën tonë dhe ne morëm vendim që të largohemi./m.j
Largohuni opisa hajdarin do merni.