PSG-Milan është supersfida që rrëmben të gjithë vëmendjen e Europës futbollistike sonte në Champions League.
Në Paris luhet një duel kyc për fatet e skuadrave që duan një bilete kualifikimi në grupin F, aty ku slkuadrat janë shumë të ngjeshura me pikë me njëra-tjetrën.
Skuadra franceze ka 3 pikë ndërsa Milani dy. Kuqezinjte e kanë të ndaluar të humbasin në Parc dë Prince, pasi ndryshe do ta shihnin veten me një këmbë jashtë ligës së kampioneve.
Vështirësit tek skuadra e Piolit janë të mëdha. Që nga fakti që përbal;lë do kenë Mbapene e deri tek problemet me dëmtimet dhe lodhjen e madhe fizike në humbjen e fundit me Juventusit ku luajtën gati 60 minuta me 10 lojtarë. Loftus Cik, Chukueze, Benaser dhe Okafor nuk janë të gatshëm, mirëpo tek Milani besojnë se Leao është një armë po kaq e fortë sa Parisi ka Mbapene. Syte edhe nga dueli tjeter I grupit ku anglezet e Njukasell kryesues me 4 pikë do të luajnë ndaj Dortmundit.
Në grupin H, Barcelona pret Shaktar Donjecme synimin për të shkuar në kuotën e 9 pikëve dhe për tyë hipotekuar kualifikimin, ndërsa Porto luan kundër Antverpit te Arbnor Mujës.
Në të njëjtën pozite është edhe Manchester City në grupin G. Kampionet në fuqi të Europës do të luajnë në Zvicer ndaj Young Boys për të siguruar fitoren e 3 ne po kaq ndeshje e për tu afruar edhe më shumë me kualifikimin.
Interesante ndeshjet e grupit E. Lacio që bashkëkryeson me Atletiko Madrid në kuotëne 4 pikëve do të udhëtojë për në Holande për të luajtur kundër Fejenord.
Sezonin e kaluar bardhekaltrit u mundën në Europa League në këtë stadium, ndaj edhe sonte ndeshja është mjaft impenjative, edhe pse italianet mund të kënaqen edhe me një barazim. Ndërsa Los” Colchoneros” do të luajnë kundër Celtic.
/f.s