Policia e Shtetit po i ngre rezultatet e veta dita-ditës në një nivel tjetër. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndërsa postoi në rrjetet sociale rezultatet e operacionit kombëtar kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas këtyre rezultateve, janë asgjësuar 293 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar apo proceduar 511 shtetas në të gjithë vendin.
“Uroj që me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e njerëzve, komuniteteve, të jemi fuqia e madhe e ndryshimit të mëtejshëm, që shqiptarët duan dhe meritojnë nga ne”, u shpreh Balla.
/a.r