Nëna e 26-vjeçares që ra pre e përdhunimit në grup në Vlorë, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24.
Ajo tregoi në një bisedë telefonike se vajza e saj kishte qenë në një lokal në Vlorë me një shokë, ku kishte pirë disa pije. Më pas, gruaja rrëfen se e bija nuk mbante mend gjë. Mes të tjerash gruaja apelon për zbardhjen e ngjarjes.
“Shkova me një shok në lokal, më dha disa pije, pastaj s’mbaj mend gjë”, nëna tregon se çfarë i tha vajza
Me telefonin tim ka folur. Siç thotë vajza thotë; vajta te lokali me një shok për të pirë. Kur dola nga banja, më tha ai shoku pi dhe një gotë dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Te lokali ka qenë.”, tha nëna.
Kush e ka çuar vajzën?
Nuk e di se kush. A policia apo….
Si është gjendja e vajzës?
Unë dua të gjej të drejtën se kush është. Nuk jemi as në qiell, as në tokë. Duam vetëm të vërtetën. Te spitali kishte shkruar nëna e një djali dhe kishte folur me vajzën. Kështu më tha. Vajzën e çuan sërish në spital. Po të gjitha po ja bëjnë.
/f.s