Alesio Alia i cili prej vitesh po prek suksesin në Australinë e largët, ka shokuar me deklaratën e tij të fundit. Përmes një rrëfimi për revistën “Story”, Alia tregon detajet intime nga marrëdhënia me deputeten shqiptare, të cilës nuk ia zbulon emrin.
“Femrat e politikës janë të zgjuara, kurse femrat biznesmene janë seksi. Po ka pasur raste të tilla dhe përgjigjia ime ka qenë dhe është ‘po’, në rast se më ka tërhequr apo më tërheq si person”.
I pyetur nëse veçon ndonjë romancë me femrat politikane, Alesio Alia tregon se kjo është normale për stilin e jetës që bën duke e konkretizuar se në çdo marrëdhënie ka diçka mbresëlënëse.
“Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”, vijon më tej, duke pranuar se marrëdhënia me zonjën e politikës ka qenë vetëm për një natë. I bindur se kur vjen puna për seks, hiqet maska e biznesmenes apo politikanes, por shijohet çasti, Alesio thotë se: “Kur vjen puna tek seksi është diçka e dobishme për çdo person, politikanë, presidentë apo njerëz normal qofshin! Plus që po të kaloja dy netë me të, do i shkonte kandidatura për kryeministre pastaj (qesh)”. Ai e mbyll rrëfimin duke thënë se, është stili i jetës që ai ndjek dhe si pasojë përfundon në shtrat me femra, qofshin këto deputete apo biznesmene. /revistawho