Juristi Kreshnik Spahiu sqaroi për “Now me Erla Mëhillin” ligjin që i heq të drejtën Sali Berishës të zgjidhet deputet në vitin 2025.
Sipas tij, bëhet fjalë për një ligj të votuar nga Partia Demokratike disa vjet më parë që lidhet me integritetin e zyrtarëve të zgjedhur.
“Berisha rrezikon në dy aspekte proceduriale. Aspekti i parë lidhet me ligjin për dekriminalizimin, votuar nga Partia Demokratike disa vjet më parë dhe i propozuar nga kjo parti, që në lidhje me integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, i heq mundësinë në vitin 2025, zotit Berisha të kandidojë për deputet sepse në ligjin për integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, nëse ndaj një subjekti është marrë një masë sigurimi, siç është detyrimi për paraqitje, këtij subjekti nuk i lejohet të kandidojë apo të përzgjidhet në çdo organ apo funksion tjetër drejtues.
E dyta, nëse Berisha do të refuzojë detyrimin për paraqitje, në kushtet e parashikuara nga Gjykata, atëherë i lind e drejta organit të akuzës dhe Prokurorisë të kërkojë një masë më të rëndë, që mund të jetë arresti shtëpiak” – shpjegoi Spahiu.
/f.s