704 persona janë vrarë nga bombardimet izraelite në rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ka bërë me dije ministria palestineze e shëndetësisë duke e çuar numrin e viktimave në mbi 5700 që nga nisja e konfliktit më 7 tetor.
Sipas të njëjtit njoftim 2300 prej viktimave janë fëmijë. Mbi 20 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur në luftimet që nuk janë ndaluar në më shumë se dy javë.
Nga ana e izraelit numërohen mbi 1400 viktima, mijëra të plagosur dhe mbi 200 pengje që po mbahen nga hamasi në rripin e Gazës. 4 prej tyre janë liruar deri më tani : dy shtetase amerikane dhe dy gra të moshuara izraelite.
Njwra prej tyre, nw moshwn 85-vjeçare u nda ‘paqëssht’ një natë më parë me militantët e hamasit.
YOCHEVED LIFSCHITZ
PENG E LIRUAR NGA HAMASI
“Na rrahën kur na morëm, më lënduan. Kaluam nëpër disda tunele deri sa mbërritëm në një sallë të madhe. Atje u treguan miqësore në mënyrën e tyre. Kishim mjek që na vizitonte në disa ditë dhe një shoqërues për secilin prej nesh. Hëngrëm të njëjtin ushqim që hanin edhe ata.”
E ndërkohë situata humantare në Gaza mbetet kritike, në mungesë të ujit ushqimeve , karburanitit, 1 të tretën e spitasleve jashtë funksionit dhe rreth 1.5 milionë banorë të shpërngulur nga banesat e tyre.
Tre ngarkesat e para me ndihma kanë nmbërritur në rripin e Gazës por organizatat humanitare thonë se sasia e tyre është e papërfillshme.
OBSH
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë mund të marrin një vendim ose të ndikojnë tek vendimmarrësit që të na japin hapësirën humanitare për të trajtuar këtë katastrofë njerëzore.”
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë gjthashtu ka thënë se çdo kamion që futet në gaza është jetik.
Izraeli ka paralajmëruar se do ta mbajë të rrethuar rripin e Gazës deri në lirimin e të gjithë pengjeve dhe dorëzimin e hamasit ndërkohë që çdo ditë ushtria paralajmëron një offensive nga toka duke mos dhënë një afat të caktuar se kur do të nisë.
/f.s