Në kundërpërgjigje të akuzave të Vangjel Dules, Kryeministri Edi Rama tha se problemi nuk është dekriminalizimi i parlamentit, po inkriminimi që opozita dhe balta e saj i kanë bërë sallës dhe deputetëve. Rama theksoi se ai vetë është kriminel, pasi prej vitesh tashmë, ai është trajtuar nga Berisha dhe opozita si i tillë. Kryeministri i kërkoi Vangjel Dules, që nëse ai mendon se në parlament ka kriminelë
Debatet e plota Dule Brace Rama
Vangjel Dule: Në klasën politike është një fakt i njohur botërisht se ka element të kriminalizuar dhe ju si personi që e keni futur me firmën tuaj mbani përgjegjësinë kryesore. Askush nuk mudn tu mbulojë në këtë përgjegjësi. Kemi edhe një problem shumë të madh. Jeni në një hall shumë të madh. Keni humbur dhe keni konsumuar në dëm të PS-së kauzën që ua besoi ju dhe kishte atëherë opozita superioritetin moral. Për dy vjet e humbët këtë. Zoti Braçe mos u bëni kone.
Erjon Braçe: Zotëria ka pas një hall të madh sot, halli i tij lidhet me ato që janë publikuar në media, unë dhe ai kemi konsumuar qetësisht ide, debat, edhe mendime të ndryshme por kurrë si kam thënë ketij zotërisë qen, në Parlament vij për të folur dhe kam folur para se ky zotëria të mësonte shqip dhe ky është problem shumë i madh. Cilido të bëjë zgjedhjen e tij, të dalë nga një mazhorancë e të shkojë në opozitë, ta bëjë por është e paarsyeshme të vijë këtu të shajë thjesht për të justifikuar qenien e tij në krahë të Lulzim Bashës, një hajduti.
Edi Rama: Vangjel, ti je një mik i mirë dhe përgjithësisht je i vëmendshëm, …thashë jemi të gjithë kriminelë, unë më i pari, për vete fola, jemi kriminelë të trajtuar si të tillë për vite e vite të tëra, akuzat mbi mua, ndaj përmenda edhe Metën dhe gjithë protagonistët e tjerë në një jetë politike më të gjatë apo shkurtëe janë treguesi ulëritës i faktit që problemi madhor i vendit dhe politikës nuk është dekriminalizmi por kriminalizimi i kundërshtarit me cdo mjet, kusht, çmim, i cdo ideje, kriminalizimi i cdo përpjekje, pune.
Kush janë kriminelët zoterore, integriteti yrt moral nuk do e pranonte të ulej me kriminelët, nëse do isha i vetëdijshëm që këtu ka kriminele, unë i para do thosha o ai o unë. Kriminel Vangjel nuk të bën goja e shthurur e atij që s’të do, por veprimtaria kriminale e hetuar, gjykuar dhe dënuar si e tillë, jo fakti që flet Saliu, ato që thotë ai janë medalje, certifikata nderi për mua, pavarësisht se shija e baltës është e tmerrshme sidomos për ata që s’janë mësuar…. Vangjel ke humbur gjithçka, nuk ta ka fajin PS unë, qeveria jonë që në komunat që u kthyen në bashki në respekt të minoritetit si nuk ndodh të imagjinohet jo më të bëhet në vendin e dashur fqinj, humbe gjithçka. Kush ta ka fajin, nuk bëmë zgjedhje të lira e të ndershme? Është shumë e dobët kjo, jo Vangjel, ta kam thënë miqësisht e po ta them po ashtu, ke vetëm një rrugë, anëtarësohu në PS, bëhu pjesë e jona, ke vlerat e tua, përfaqëson një komunitet që e vlerësojmë, e përfshihet në gjirin e së majtës, jo në ato partiza që e përdorin flamujt e pakicës për interesa personale…. por smund të dalësh e të na tregosh dështimet,pasqyrat dhe konet, është shumë e dobët, imagjino sikur dikush të thoshte mos bëj konen e Greqisë, ti s’mund ti thuash Braces pse bën konen e Shqipërisë… Vangjel, eja me ne, reflekto atë që të thashë miqësisht, eja në PS dhe të siguroj se do bëjmë për ty dhe atë që duket se është e pamundur do të bëjmë mik me Shpëtim Idrizin.
Vangjel Dule: …do pranoja të isha në PS e Nanos, Majkos, Metës, por në situatën aktuale ku e ka katandisur Rama sdo pranoja kurre, ballafaqohu me veten,,, skam faj se fjala ime ju kujton ramen e opozites…
Edi Rama: Vangjel, meqë tani besoj që nuk është kohë e humbur të merresh me ty. Meqë krijove një dritare, ka vend për të punuar. Do ti kërkoj Pandeliut të punojë, që ti ta shohësh PS-në ashtu siç e the vetë. PS-ja nuk Edi Rama. Ti të bëhesh pjesë në PS për ta përmirësuar dhe për ta larguar (Ramën)… Unë mendova se këta (PD) ikën, por ata ishin të gjithë në kafe. Mirë që ikën nga këtu, por nuk dinë ku të shkojnë nga këtu. Janë të tërë në kafe përveç Saliut. Ti Vangjel vendin nuk e ke as këtej (nga PD), as në kafe, por vendin e ke në këtë aulë. Mos u mërzit se Erjon Braçe nuk të mirëpret sot, por do të mirëpresë kur ti të kesh reflektuar plotësisht.
………………
Fjalimi i kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka nxehur gjakrat në sallën e Kuvendit. Teksa Dule fliste për dështimet sipas tij të qeverisë, ka reaguar nga vendi deputeti socialist Erjon Braçe. Reagimeve të Braçes nga vendi Dule i’u përgjigj në këtë mënyrë:
“Zoti Braçe nuk keni pse bëni konen. E kuptoj nervozitetin tuaj por nuk e mbështes.”, tha Dule.
Kreu i PBDNJ gjatë fjalimit të tij kritikoi ashpër qeverisjen e deritasnihme të Edi Ramës. Ai tha se mazhorancës së sotmei kanë rënë kauzat me të cilat erdhi në pushtet në vitin 2013.
“Jam përfaqësues i një minoriteti etnik dhe jam krenar. Duhet tju vijë turp zoti Bushati se ju ka mbuluar korrupsioni. Në jetën tonë problemi nuk ëhstë opozita, as individët që janë zgjedhur me firmën e njërit apo të tjetrit, problemi ëhstë se qevrisë së sotme i ka rënë kauza. Erdhi me premtimin për një Shqipëri të mirë, por dridhen kur i kujton të papunët. Për Shqipërinë e të papunëve, por nuk do të dëgjojë për të varfrit. Sepse i janë kthyer konçesioneve. Kemi dy Rama. 8 vite ishte Rama i idealeve ndërsa tani është ndryshe.
Një opozitë që erdhi me sloganin e zgjedhjeve të lira, por nuk bëri zgjehdje të lira. Është situatë mjerane.”, tha Dule më tej.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit socialist Braçe, i cili tha se reagimi i ashpër i Dules lidhet me daljen e fakteve për pazarin që sipas tij u bë me Paktin Detar me Greqinë.
“Zoti Meta unë mendoj që zotëria që sapo foli ka patur një hall të madh, ato që janë publikuar në media. Kurrë nuk i kam thënë qen këtij zotërie. Unë në parlament vij për të folur. Së dyti do doja ta përsëritja dhe një herë tjetër, cilido që do të bëjë një zgjedhje, të dalë nga maxhoranca dhe të shkojë në opoizitë, është i lirë. Por unë nuk mund të pranoj që një njeri që do të shkojë në opozitë, përkrah Lulzim Bashës, një hajduti, unë këtë nuk e toleroj. Shqiptarët do ta njohin.”, tha Braçe.