Është ndërprerë seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca gjyqësore do të rifillojë në 18:00. Vendimi u mor pasi avokatet e Berishëskërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet dhe dokumentacionin.
Ish-kryeministri refuzoi kërkesën e GJKKO-së për t’u paraqitur në Gjykatë për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, njoftoi Gjykata.
Por Sali Berisha s’ka pranuar të shkojë për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani, për të cilin është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Në ambientet e gjykatës është paraqitur avokati i Berishës, Genc Gjokutaj rreth orës 13:55, orar kur ishte parashikuar edhe nisja e seancës ndaj ish-kryeministrit, ndaj të cilit është vendosur masa “detyrim paraqitje”, si edhe iu është bllokuar pasaporta.
I pyetur në lidhje me këtë vendim, gjatë një konference me gazetarët, ish kryeministri u shpreh se do të shkojë sa herë të thirret, por vetëm kur gjykatësi të heqë masën e sigurisë ndaj tij, të cilën e cilësoi si antikushtetuese.
“Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj. E deklarova më parë dhe e deklaroj me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkojë. Të heq gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a do të shkoj unë apo jo. Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund ti lejoj vetes të shkel kushtetutën. Që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton.
Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit. E kam dëshmuar që nuk kam qenë për asnjë diskriminim mes deputetit dhe zgjedhësit. Në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, drogës.“, tha Berisha./m.j