Nga tatimi i profesioneve të lira te taksimi i të ardhurave nga rrjetet sociale dhe dhënia me qira e apartamenteve te sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet.
Janë këto disa nga ndryshimet fiskale që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bashkë me rikthimin e basteve sportive dhe rritjen e akcizës për duhanin.
“Po rëndohet taksa mbi punën. Po bëhet më pak i interesuar ai që po punon, në një kohë që po i jepen privilegje kapitalit. të gjithë e dimë që kazinotë nuk sjellin punësim. Ndaj sistemi ka nevojë për ndryshime ku në qendër të jetë taksimi i barabartë.”
Zef Preçi, ekspert për ekonominë
“Mendoj se jemi shumë larg mundësisë për t’i zbatuar. Historia e Call Center tregoi se administrata nuk është e përgatitur të identifikojë evazionin apo veprimtari të tjera kriminale.”
Zef Preçi, ekspert për ekonominë
Ndërkohë nga viti i ardhshëm pritet të ketë rishikime edhe në drejtim të taksimit të lehtësuar me vetëm 6 për qind për disa fusha të ekonomisë. Këtu përfshihen strukturat akomoduese, restorantet, agroturizmi, mjetet e transportit publik dhe infrastruktura sportive.
“Dhe vetë qeveria e ka pranuar se këto lehtësi nuk janë kthyer mbrapsht në asnjë formë ndaj ato kanë nevojë që të rishikohen në tërësinë e tyre.”
Zef Preçi, ekspert për ekonominë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke hartuar projektbuxhetin edhe paketën fiskale që shoqëron atë për vitin e ardhshëm, ku pritet të përfshihen këto ndryshime.
/f.s
PS e sotme nuk eshte e majte por super e djathte