Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me akuzën për korrupsion ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Vokshi u shpreh se Berisha ka diskutuar me ekspertë ligjorë dhe ka dalë në përfundimin se nuk mund të lejohet shkelja e Kushtetutës.
Ajo u shpreh se demokratët e kanë kërkuar heqjen e imunitetit për deputetët, por ka qenë qeveria e Edi Ramës që e nuk e ka miratuar.
Sipas saj kjo është një dosje politike dhe nuk ka të bëjë me Sali Berishën si individ, por me Sali Berishën si kreu i opozitës.
“Kemi diskutuar bashkë me ekspertët ligjorë dhe deputetë që kanë punuar për hartimin e Kushtetutës dhe kemi qenë të mendimit se nuk mund të lejohet shkelja e Kushtetutës. Jemi në diktaturë. Unë personalisht nuk do e pranoja një vendim të tillë.
Ne e kemi kërkuar heqjen e imunitetit për deputetët dhe Edi Rama nuk e ka dashur. Epo ne do zbatojmë Kushtetutën. Kjo është një dosje politike, nuk ka të bëjë me Sali Berishën si qytetar, por si kreu i opozitës që po angazhon këtë të fundit”, u shpreh ajo.
/f.s
Nuke ju doli dita po mblidheni naten hajduta.