Ish-kryeministri Sali Berisha tha se procesi i iniciuar ndaj tij dhe dhëndrit janë goditje për reformat që ka ndërmarrë Partia Demokratike kur ka qenë në pushtet. Në një konferencë shtypi, Berisha u ndal gjatë tek përdorimi i bonove të thesarit të përdorura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
“Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës. U them demokratëve kudo që janë se me aktin e fundit ai ka shpallur një luftë totale me të cilën ne do t’i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të Partisë Demokratike, të cilat goditen nga falanga politike krimi. Në një analizë që dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite.
Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to. Letrat me vlerë janë emetuar në Shqipëri dhe shumicën e vendeve ish-komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin diçka nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkri jetën e tyre në sistemin komunist. Ata u përdorën me sukses të madh nga Theçer dhe Argjentinë dhe pastaj u përdorën kudo. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politik. Ato ishin ekuivalente me lekun”, tha Berisha midis të tjerash.
/f.s
Reformat epokale te Salyut (PD) Jane shjaterrimi I te Gaithersburg ndermarrjeve shtetrire prone e popullir,privatising klientelist I pronave shteterire perm here it she klanet e tij.Monopilizimi I ekonomise shqiptare nag oligarket she tentacular e tonsils she perdition pushtetit per intersect e tij deri be crashed te later deshmoreve te 21 Janarit
Sala idhjere por krenar .ti je shpifes vrases pirdhu sali galloshja.