Bujar Nishani është rikthyer mbi hapat e tij, duke rikthyer ne punë ish-këshilltarin e tij të Mbrojtjes, Pirro Ahmetaj. Kjo u deklarua nga vetë ky i fundit. “Ju konfirmoj se jam rikthyer në funksionin e Këshilltarit Ushtarak të Presidentit të Republikës! Së fundmi, Ju suguroj se mbetem edhe më i motivuar, privilegjuar për të vijuar me Përulësi, Përkushtim, Profesionalizëm dhe Përgjegjshmëri misionin “ushtar i atdheut” në dobi të Sistemit të Sigurise qytetarëve, shoqërisë, stabilitetit të demokracisë dhe interesave mbarëkombëtare”, shkruan Ahmtaj.
Pirro Ahmetaj u bë i njohur në të shkuarën kur u pezullua nga detyra pasi i quajti disa nga deputetët e mazhorancës ish-sigurimsa.