SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion në Elbasan, në përpjekje për të kapur të kërkuarin e drejtësisë Suel Çela.
Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë të ditur se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, oficerët kanë kryer kontroll të imtësishëm në shtëpinë e Çelës dhe kanë shoqëruar edhe babain e tij.
Mësohet se kontrolli është ushtruar për llogari të autoriteteve belge. Sipas letërporosisë së ardhur nga ky shtet, gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende.
Autoritetet kanë zhvilluar herë pas here operacione për kapjen e Çelës, por pa sukses. Ndaj Çelës ka masë siguris arrest në burg, të dhënë nga Gjykata e Posaçme pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Çela dyshohet si porositës i dy ngjarjeve të rënda kriminale.
/a.r