I ftuar në emisionin e mbrëmbjes së sotme në “Opinion” në Tv Klan ku po diskutohen akuzat e SPAK ndaj Berishës është edhe juristi Plarent Ndreca. Ai u shpreh se me qëndrimin e tij Bylykbashi po dëmton pozitën e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit u shpreh se sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën. Ndreca tha se duke përdorur një logo për të goditur një vendim gjykate rëndon pozitën e Berishës.
“E para mendoj se zoti Bylykbashi duhet të sqarojë pozicionin që ka në kuptimin që në emër të kujt flet. Në këtë kuptim them se je duke i’a rënduar pozicionin zotit Berisha, sepse je duke i prishur procesin e mbrojtjes sepse nëse përdor një logo për të goditur një vendim gjykate kam përshtypjen që po e rëndon pozitën e zotit Berisha dhe mund të jetë një shkak që nesër të kërkohet një masë tjetër. Nëse mbahet politikisht çështja, nëse është avokati ka të drejtën të flasë.”
Ndër të tjera juristi Ndreca sqaroi edhe kuptimin e togfjalëshit “heqja e lirisë” që përmendet në diskutimet lidhur me ngjarjen si dhe ku ndryshon ajo me “kufizimin e lirisë”.
“E para ka një diskutim. Nuk po them mba një qëndrim të ndryshëm po ka një diskutim mbi një tog fjalësh që përmendet që është “heqja e lirisë”. ‘Heqja e lirisë’ dhe ‘kufizimi i lirisë’ janë gjëra jo të njëjta dhe këtë e ndan edhe gjykata e Strasburgut kur merr në shqyrtim çështje ku thotë se neni pesë ka lidhje me heqjen e lirisë ndërsa dyshi ka lidhje me kufizimin e lirisë. Kufizim lirie është kur ne na u ndalua në kohën e Covidit për të lëvizur. Ky është kufizim administrativ. Ka koncepte të ndryshme, megjithatë kjo nuk i jep të drejtë askujt të kundërshtojë një vendim gjykate. Nuk besoj se zoti Berisha ka një qëndrim ndryshe nga qytetarët shqiptar që sot dhe përditë janë duke respektuar vendimet e gjykatës.”
Ndërkohë i pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet nesër në gjykatë Ndreca u shpreh: Zhvillohet në mungesë dhe mund të caktohet një avokat kryesisht. Patjetër, nuk mund të zhvillohet pa avokat apo pa personin nën hetim.
/a.r
Po ju bëjë thirrje zoti kryeministër dhe gjithë Evropën mos e harroni se ka një drejtësi që ka drejtuar shteti shqiptar dhe gjithë Evropën ju këshillojmë të keni kujdes sepse ju jeni duke për mëkatet keni një person të fuqishme sepse unë jam një udhëheqës që vijë ka toka ime ardhmen ime është fëmija kin kujdes mos e tradhton atdheun kombëtare frymëzim drejtësi që është padrejtësi ju lutem respektoj rregullat sepse drejtësi ka dryshu qytetarët