Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë venien nen hetim nga SPAK të Sali Berishës, për privatizimin e ish-klubit sportive “Partizani” ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.
“Qëndrimi është i qartë. Drejtësia të veprojë mbi këdo qe ka abuzuar me pushtetin përmes korrupsionit” – është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike, shpërndarë publikisht nëpërmjet zëdhënëses së PD-së, Mirela Karabina.
Ndër të paktët politikanë që kanë dalë në mbrojtje të Berishës, ka qenë edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili e ka quajtur urdhër politik të kryeministrit Edi Rama për të intimiduar opozitën, masën e sigurisë të vendosur ndaj Berishës nga SPAK.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, aleati i kreut të Rithemelimit, u shpreh se drejtësia me regji ka ndërmarrë akte antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Berishës.
Edhe vetë Berisha e cilësoi arrestim politik prangosjen e dhëndrit të tij Malltezi dhe marrjen e masës së sigurisë për atë vetë.
Berisha tha se përgjegjësinë për privatizimin e ish kompleksit partizani e kanë pasur Fatos Nano dhe Edi Rama. Ai nuk kurseu akuzat ndaj ish prokurores së SPAK që firmosi urdhër-arrestin, ndërsa mbrojti dhëndrin e tha se ndërtoi në ish kompleksin partizani duke pasur do gjë të deklaruar në bankë. /m.j