Policia ka vënë në pranga tre persona që shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kamzës. Uniformat blu njoftojnë se kanë sekuestruar mbi 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis, të ndarë në doza gati për shitje.
Gjithashtu të arrestuarve iu është gjetur 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r