Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës. Sipas të dhënave bëhet me dije se gjatë orëve të natës, reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 700 ha tokë bujqësore në ish-komunën Ana e malit.
Pëmrbytjet kanë bllokuar totalisht aksin rrugor Obot-Muriqan, e cila ëhstë e pakalueshme.
Situata paraqitet më e vështirë në fshatin Gjoricë ku uji ka përparuar në afërsi të banesave dhe rrezikohet përmbytja e tyre.
Banorët e zonës pohuan se gjatë natës ka pasur shkarkime nga Kaskada e Drinit, gjë e cila konfirmohet nga shefi i Emergjencave Civile, R.Bushati.
Ai deklaroi se mjetet e vogla nuk mund të futen në fshatin Obot. “Shkarkime nga kaskada e Drinit ka pasur gjatë natës”, tha Bushati.