Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas operacionit “Rrugëtimi”, ku u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro.
Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa ka shtuar se hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës.
Reagim i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
Përgëzime Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë për operacionin e madh kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, duke çuar pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal etj.
/a.d