Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz.
Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin mes tyre ngacmimin e të dashurës.
Megjithatë, Hasaj dhe Çuni saktësuan para gjykatës se 16-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Çunit, i cili kishte rolin e ndihmësit për t’u arratisur, ndërsa Armir Hasaj qëlloi me 1 plumb të miturin.
Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e ka gjetur. I mituri u plagos në këmbë të mërkurën në Kamëz.
/a.r