Një 32-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, është arrestuar në Shkodër, me qëllim ekstradimin
Shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shkodër, lokalizuan në lagjen “Ndoc Mazi”, në Shkodër dhe e arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin F.M, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.
Më vonë, Policia e Kukësit njoftoi se ka vënë në pranga edhe një 31-vjeçar që po ashtu kërkohej nga autoritetet italiane.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Roma, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. H., 31 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, njoftoi policia.
/a.r