Një shtetas shqiptar i dënuar me 3 vite burg për “plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, është ekstraduar nga Italia sot.
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Aldo Tuda, 24 vjeç, lindur në Durrës. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Durrësit e kishte dënuar me 3 vite burg.
Në datë 15 janar 2013, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Tuda ka plagosur me sende të forta shtetasit me iniciale A.B., I.B. dhe H.B.