Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i ka dhënë fund marrëdhënies me bashkëshortin e saj, pas gati 10 viteve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meloni, përmes një statusi në rrjetin social Instagram, duke thënë se ka ardhur momenti që rrugët e tyre të ndahen, por miqësia e tyre do të vazhdojë për t’i ofruar përkujdesjen dhe dashurinë vajzës së tyre vetëm 7 vjeçe.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë”, thuhet në postimin e Melonit.
“Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, ka shkruar tutje ajo.
Pak ditë më emisioni satirik Stricia la Notizia publikoi një video ku gazetari dhe njëkohësisht partneri i Melonit, Andrea Giumbruno pranon lidhjen jashtëmartesore me kolegen e tij gazetare.
/a.r