Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një sërë vendimesh, mes tyre leje ndërtimi e zhvillimi për kulla, godina multifunksionale apo vila e hotele në bregdet. Sipas vendimeve të marra nga KKT 12 leje ndërtimi janë dhënë për objekte të reja në Tiranë.
Dy prej kullave janë të pozicionuara njëra në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe do të quhet “Barcelona Tower” dhe tjetra në rrugën “Dritan Hoxha” dhe do të mbajë emrin “Wind Tower”.
Në vendime vihet re edhe një leje e dhënë për ndërtim për vila dhe hotele në Kepin e Rodonit, ndërkohë që leje janë dhënë edhe në Dhërmiu.
Dy pika të veçanta paraqesin zhvillime për Marinën e Jaheteve në Durrës dhe një tjetër për Marinën e Vlorës.
Energjia është një tjetër sektor ku ka pasur një seri vendimesh të miratuara, ku bien në sy disa impiante fotovoltaike me kapacitet të konsiderueshëm, por edhe disa të vegjël në rajone të ndryshme të vendit.
Vendimet e KKT
- Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë ambientesh për Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Durrësit”, me vendndodhje në rrugën “Taulantia”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Zyra UNOPS në Shqipëri.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i objekteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat”, me vendndodhje në Bashkinë Berat, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Qendrës së Kontrollit Teknik dhe Godina Administrative DRSHTRR Kukës”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Marina & Jahtet e Durrësit, Faza 1, Punime Detare”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh në parcelën A01”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Qendër multifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ferra & Co” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks magazinimi dhe tregtimi i produkteve bujqësore dhe pemtarisë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Naim Tragaj Group” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks elitar vilash, hoteleri dhe shërbime me vendndodhje në Shetaj (Kepi i Rodonit), Komuna Ishëm, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “MË Plan” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vistas Enterprises” sh.a.
- 10.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi”, me vendndodhje në Rrugën: “Kristo Luarasi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Living Company” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Toëer”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt shërbimi dhe banimi”, me vendndodhje në Rrugën: “Fortuzi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Qendra e Kongreseve, Godinë Banimi dhe Godinë Hotelerie, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Usluga” sh.p.k dhe “Arb & Trans-2010” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Neë Boulevard”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Smart Construction Invest” sh.p.k dhe shoqërinë “Progeen” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ëind Toëer”, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi”, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 2- Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Ëest Block”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.G.E Co & Co” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë polifunksionale”, me vendndodhje në Rrugën: “Hoxha Tahsin”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Oni & Afa” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Park fotovoltaik 50 MW”, me vendndodhje në Sheq, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Solar System” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit fotovoltaik “Erseka Solar Park 1”, me kapacitet të instaluar 20 MË”, me vendndodhje në Starje, Bashkia Kolonjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M&K Energy Trading CO” sh.p.k. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit fotovoltaik “Erseka Solar Park 2”, me kapacitet të instaluar 20 MË”, me vendndodhje në Starje, Bashkia Kolonjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M&K Energy Trading CO” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dembacaj 2020” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike eolike, me kapacitet të instaluar 2 MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në zonën e Kçirës, Bashkia Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “A.M-L Group” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike“Tëin Sun Solar Park”, me kapacitet të instaluar 30 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alb Sun Energy” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinëz, Bashkia Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Energy” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekte zhvilluese shoqëritë “2T” sh.p.k dhe “2B 1979” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i infrastrukturës së Aeroportit, përfshirë pistën, rrugët lidhëse dhe vendet e parkimit, për të akomoduar Avion të kodit E”, me vendndodhje brenda territorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”, Bashkia Krujë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana International Aeroport” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2MË dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun’s Miracle” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Infrastruktura e lidhjes me rrjetin elektrik për Parkun Fotovoltaik Blue 2”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “SPV Blue 2” sh.p.k.
- Për miratimin e rishikimit të kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Parku Fotovoltaik Blue 2” dhe ndërtim i objektit të Nënstacionit 220/35 kV, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “SPV Blue 2” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Shërbimi Hotel”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ëhite Roads Hotel” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort II, Zona G8, Hotel dhe njësi shërbimi”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hotel” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona A1, Hotel dhe pishinë, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klais” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Drymadhes Dream” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues Znj.Blerta Bendo dhe Z.Bujar Bendo.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 4 (Objekti C3), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residence Vlorë” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks hoteleri dhe rezidencial “Luzaj Toëer”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eral Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lazaj 2002” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Febi” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Baitel (Bojo Resort)” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Vilë individuale”, me vendndodhje në Rrugën: “Plazhi 13”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Z. Ergys Agasi.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh”, me vendndodhje në Rrugën: “Spiro Puteci”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rei” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues “Maro-2017” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Z. Edmond Jaçaj.
- Për rishikimin i kushteve të ndërtimit dhe ndryshim destinacioni për objektin: “Hotel, shërbime dhe objekte banimi”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dyrrakium” sh.p.k.
- Për miratimin e shtyrjes së afatit dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë multifunksionale 2 kat, Radhimë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Gazmend Cekodhima
- Për miratimin e rishikimit të kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Objekt banimi”, me vendndodhje Potam, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bega 07” sh.p.k.
- Për miratimin e lejes së shtyrjes se afatit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatik Albania” sh.p.k.
- Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Rindërtimi i shkollës “Xhezmi Delli”, me vendndodhje Njësia Administrative 3, Rruga “Ali Baushi” dhe “Arben Minga”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
- Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Port jahtesh”, me vendndodhje në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Linjë së re 220 kV dopjo qark Fier – Hoxharë dhe ndërtimi i Nënstacionit të ri 220/110/20 kV Hoxharë, bashkë me dy dalje linje 220 kV”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST)” sh.a.
- Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rehabilitimi i rrjetit elektrik në Himarë dhe Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “OSHEE” sh.a.
- Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
- Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 25.04.2023 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.