Ka nisur operacioni madhor i SHBA-së për të mbështetur Izraelin në fushën e mbrojtjes.
Ministria izraelite e Mbrojtjes mori një aeroplan transporti nga SHBA që mbante ngarkesën e parë të automjeteve të blinduara të destinuara për përdorim nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Automjetet, siç njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes, po i transferohen ushtrisë për të zëvendësuar ato të dëmtuara gjatë luftës.
“Hamasi kreu mizori që të kujtojnë sulmet më të këqija të Shtetit Islamik”, tha presidenti amerikan në deklaratën e tij në konferencën për shtyp në Tel Aviv, duke nënvizuar se sulmi i nisur nga organizata islamike palestineze ishte po aq i rëndë sa të kishte ndodhur 15 herë sulmi i 11 shtatorit.
“Shteti i Izraelit ka lindur për të qenë një vend i sigurt për popullin hebre”, deklaroi Biden duke shtuar se nëse vendi nuk do të ekzistonte sot “ne do të duhej ta shpiknim”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri po ashtu të ditur se shpejti do t’i kërkojë Kongresit Amerikan një paketë mbrojtëse “të paprecedentë” për Izraelin./m.j
The Israel Ministry of Defense recently received a cargo plane from the United States, carrying the initial shipment of armored vehicles designated for use by the Israel Defense Forces (IDF). They are being transferred to the IDF to replace vehicles damaged during the war. pic.twitter.com/4mweS5dQpz
— Ministry of Defense (@Israel_MOD) October 19, 2023