Aeroporti ndërkombëtar i Baselit në Zvicër u evakuua ditën e sotme për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë.
Sipas raportimi të gazetës zviceriane Blick, euroaeroporti Basel-Mulhouse duhej të evakuohej të enjten pasdite. Arsyeja e saktë e evakuimit fillimisht ishte e paqartë.
Por më vonë prefektura zvicerane konfirmoi për Blick se “terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë”. Për Blick ka folur edhe një udhëtar që ishte prezent aty.
“Ne jemi në aeroplan. Informacioni që kemi është se ndoshta do të duhet të qëndrojmë në aeroplan për të paktën një orë. Askush nuk ka informacion të saktë”, ka thënë ai./m.j