Paris SG fiton 2-1 edhe ndeshjen e dytë dhe kalon në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që Chelsea eliminohet për të dytin sezon radhazi nga i njëjti kundërshtar.
Zlatan Ibrahimoviç shënoi golin e fitores në minutën e 67-të, ndërkohë që Chelsea kishte humbu disa raste të mira për të kaluar në epërsi.
Paris SG plotëson katërshen e parë të çerekfinalistëve, me Real Madrid, Wolfsburg e Benfica. Katër çerekfinalistët e tjerë do të njihen të martën dhe të mërkurën e ardhshme, por dy prej tyre pothuajse e kanë siguruar, pas fitoreve në transfertë, Barcelona e Manchester City.