Qendra ciklonike është zhvendosur në Europën jugore duke i’a lenë vendin presionit të lartë atmosferik ku pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike.
E Enjte, 19 Tetor 2023
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje lokale në skajet veriorë. Era do te jete me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 7/21°C
- Zonat e ulëta 13/27°C
- Zonat bregdetare 16/26°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 12°C në mëngjes deri në 20°C -25°C gradë Celcius në mesditë.
E Premte, 20 Tetor 2023
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do te jetë e vrullshme me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 11/26°C
- Zonat e ulëta 14/31°C
- Zonat bregdetare 18/30°C