Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia ndan shqetësimet e njëjta të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për zhvillimet në rajon.
Këtë deklaratë e ka bërë në një konferencë për media derisa ka komentuar takimin dhe bisedën me homologun e tij serb në Pekin, shkruan Vesti.
Putini gjatë fjalës së tij, duke folur për vizitën në Kinë tha se është takuar shkurtimisht me Vuçiqin.
“Ai është i shqetësuar edhe për situatën që po krijohet në rajonin e tij, rreth Serbisë. Ne ndajmë këtë shqetësim”, tha Putin pa dhënë detaje.
Vuçiçi ka deklaruar të martën se ka pasur një bisedë me Putinin, por ka theksuar se nuk ka pasur takim dypalësh./m.j