Ditën e sotme është mbajtur seanca për tragjedinë e Gërdecit në SPAK, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët e parë lidhur me rastin.
I pari që dëshmoi në procesin ndaj Fatmir Mediut ishte Feruzan Durda që humbi djalin e tij të mitur në tragjedinë e Gërdecit. Ai sqaroi se ditën e ngjarjes ndodhej në punë kur u telefonua nga bashkëshortja që e njoftoi për shpërthimin që i mori jetën të birit.
Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi të rëndë në GJKKO ku po merren në pyetje 14 dëshmitarë.
Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e djalit të saj ajo ka sjellë në gjykatë edhe dy fletoret e të birit. E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me të por e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.
“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka e gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun.”, tha ajo./m.j