Pavarësisht se vetë Gramoz Ruçi në përmbyllje të Asamblesë Kombëtare tha se të gjitha vendimet e marra do publikohen në faqen zyrtare të PS-së, kryetares së FRESSH Joleza Kokës, nuk i është duruar. Ajo ka postuar në rrjetin e saj social një foto ku tregon se një vendim se 20% e kandidaturave që do të propozohen për anëtarë të Asamblesë së PS, do të jenë të moshës deri 30 vjeç
“Partia Socialiste na jep shpresë që ne të rinjtë mund ta marrim fatin në dorën tonë SOT, për të punuar, së bashku me ata me më shumë përvojë, për të ardhmen. Asambleja Kombëtare e PS vendosi që 20% e kandidaturave që do të propozohen për anëtarë të AK të PS të jenë të moshës deri 30 vjeç.”- shkruan Joleza.